Edhe në një kohë kur fatet e gjithë botës duken të përafërt për shkak të pandemisë të koronavirusit, e vërtetë është që për disa pjesa e karantinës i referohet mundësive që ato kanë.

Ka mundësi vërtet të mëdha për shembull mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, i njohur si Rama X.

Sovrani i vendit aziatik po kalon periudhën e karantinës në një hotel luksoz në Gjermani, pikërisht Grand Hotel Sonnenbichl, por natyrisht atij nuk i mjaftonte suita.

Mbreti i kritikuar shpesh për karakterin dhe mënyrat e tij ekscentrike, ka marrë me vete edhe 20 gratë e tij, ku vetëm e katërta, Suthida, quhet si partnerja zyrtare, ndërkohë që pjesë e 119 personave që e shërbejnë janë kthyer në vendlindje nga frika se mund të kenë marrë koronavirusin.

Kështu që mbreti ka prenotuar të gjithë hotelin gjerman, duke ruajtur privatësinë e tij dhe të “familjes” së tij të madhe.

e.k / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat