Rregullat e distancimit social vijojnë të jenë në fuqi, por në disa vende lejohet që të dalësh për të bërë vrap, dhe distanca nga një vrapues tek tjetri duhet të jetë dy metër.

Mund të jetë e vështirë për ta respektuar këtë rregull, por një mjek britanik shpjegon se vrapuesit duhet të kenë kujdes dyfish nga koronavirusi.

Në një intervistë për SBC, Norman Swan thotë se nuk ka ende fakte që tregojnë se virusi nuk qëndron tek djersa. Dhe nëse është e vërtëtë kjo, vrapuesit bëhen më të ekspozuar, pasi një vrapues tjetër që kalon mund të lëshojë grimca djerse.

Gjithashtu, nëse një vrapues është i infektuar, ai mund ta transmetojë përmes frymëmarrjes së shpejtë, më kollaj se një person tjetër.

Ai sugjeron që të respektohet me rreptësi distanca në dy metër, nëse është e mundur edhe më shumë dhe pas vrapit, të bëjnë dush menjëherë, pa kontaktuar me familjarët.

Britania ka aktualisht 25,150 të infektuar, 1,789 viktima dhe 135 të shëruar.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All