Një test i tretë për koronavirusin ka rezultuar pozitiv për Oriana Sabatinin, e fejuara e yllit të Juves, Paulo Dybala.

Rasti i bukuroshes argjentinase Sabatini, po konsiderohet mister më vete.

Më 21 mars ajo rezultoi pozitive ndaj COVID-19 së bashku me partnerin Dybala.

Më 31 mars, testi i dytë e nxori negative Orianën. Më 2 prill testi i tretë del sërish pozitiv, citon e përditshmja italiane “Corriere”, pohimin e Sabatinit.

“Domethënë unë jam sërish me koronavirus. Nuk po kuptoj si funksionon me këtë virus. Nuk e di pse më parë dola negative dhe tani sërish pozitive”, thotë Sabatini.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All