Në karantinë prej tre javësh, por pasditja e së premtes ka qenë e veçantë për banorët e lagjes nr.16 në Durrës.

Muzikë, humor, këngë dhe alegri ishte ajo çfarë shijuan sot qytetarët nga ballkonet e pallateve.

Ideja origjinale ishte e poetit durrsak Ardi Omeri.

Emra të njohur të skenës shqiptare dhe durrsake performuan në hapësirat mes pallateve, duke u ofruar banorëve një performancë artistike live që riktheu gëzimin tek ata dhe që u shoqërua gjatë të gjithë kohës me duartrokitje, madje shumë qytetarë nuk nguruan të merrnin vallen në ballkonet apo dritaret e tyre.

Nuk munguan rastet, kur qytetarët kënduan nga ballkonet e tyre së bashku me këngëtarët e njohur. Binte në sy që në ballkone e dritare kishin dalë qytetarë të moshave të ndryshme, shumë prej të cilëve shpalosnin flamurin kuq e zi apo bënin me duar shqiponjën dykrenare.

Organizatori i kësaj nisme, Ardi Omeri shprehet se koncerti live në ditët në vazhdim do të spostohet edhe në lagje të tjera të qytetit.

“Ju qëndroni në shtëpi, ne do t’ju sjellim këngë dhe humor poshtë ballkonit tuaj. Së bashku do t’ia dalim. Të gjithë bashkë do ta fitojmë edhe këtë luftë”,- thotë poeti Omeri.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All