Katër persona janë përfshirë në një sherr në supermarket në Angli, ndërkohë që klientët e tjerë po mundoheshin të ruanin distancën. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Birmingemit, ditën e enjte.

Në videon e xhiruar mund të shihen dy femra që nisin të përleshen, ndërkohë që një e tretë mundohet që t’i ndajë. Në këtë moment, ndërhyn dhunshëm një mashkull.

Më në fund, ishte ndërhyrja e stafit të sigurisë që qetësoi gjakrat.

Mendohet se sherri ka nisur pas një mosmarrëveshjeje mes fqinjësh.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat