Sa është sasia e Covid-19, të cilës ne i ekspozohemi çdo ditë? Kjo është pyetja e çdokujt përsa i përket frikës nga prejka e COVID-19.

“Si çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi më të mëdha.

Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa doza më të mëdha mund të jenë vdekjeprurëse,” shpjegon profesori i kimisë në ”New York Times” Joshua D. Rabinoëitz dhe studiuesja Caroline R. Bartman.

“Hyrja në një ndërtesë zyre ku dikush ka qenë me koronavirus nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar për një orë udhëtim me tren.” Për këtë arsye, distancimi shoqëror dhe higjena e duhur ndihmojnë në uljen e dozës së viruseve, ndaj të cilëve ne jemi të ekspozuar”, shpjegojne ata.

Duhet pasur kujdes të veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta të Covid-19 “të cilat kanë më shumë gjasa në ndërveprime të ngushta midis njerëzve, siç janë gjatë takimeve ose në bare të mbushura me njerëz, dhe në prekjen e fytyrës së dikujt pas të kenë marrë sasi të konsiderueshme të virusit në duar”, theksuan studiuesit.

Të dy studiuesit kanë sqaruar në fakt se “ndërveprimet ndërnjerëzore janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave që rritet me kohën e ekspozimit.

Sa i përket ndërveprimeve kalimtare që shkelin rregullin e mbajtjes së 1,80 cm e si pershëmbull pagesa e një arkëtari në supermarket, duhet të mbahen të shkurtra, duke synuar rregullin 1,80 cm vetëm gjashtë sekonda.

OBSH aktualisht rekomandon një distancë minimale prej të paktën një metër nga një person tjetër, ndërsa flitet se distanca e nevojshme është 1,80 cm.

O.J/DITA

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All