Një studim i drejtuar nga Universiteti i Monash në Melburn, ka zbuluar në kulturat e qelizave se një ilaç antiparazitar- i përdorur zakonisht për të luftuar parazitët, është i aftë të vrasë në 48 orë koronavirusin që shkakton Covid 19.

Studimi i publikuar këtë të premte në revistën Antiviral Research, tregon se një dozë e lartë e Ivermectin mund të ndalë rritjen e SARS-CoV-2.

“Kemi zbuluar se edhe një dozë e vetme mund të eliminojë të gjithë ARN virale për 48 orë dhe se për më tepër pas 24 orëve ka një reduktim shumë sinjifikativ”, u shpreh Kylie Ëagstaff, autore kryesore e studimit.

Ivermectin është një ilaç anti-parazitar i aprovuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, që gjithashtu ka treguar “in vitro” është efektiv kundër një game të gjerë virusesh, duke përfshirë edhe HIV, denge, dhe zika. Megjithatë ekspertët theksojnë se testet nuk janë kryer ende tek njerëzit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All