Gjetja e maskave në treg është gjithmonë kryefjala e diskutimeve tek opinioni publik, në një kohë kur veçoritë e koronavirusit këshillojnë vënien e tyre për të parandaluar infeksionin.

Maskat e mirëfillta duket sikur mungojnë në treg, por kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk mund të krijojnë të tilla me mjete rrethanore. Madje, një maskë e tillë mund të dojë vetëm një bluzë pambuku dhe rreth 30 sekonda për t’ u bërë, pa asnjë prerje.

Këtë e dëshmon një video që po shndërrohet në viral nga doktor Jerome Adams, i cili mban titullin e Surgeon General i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Titulli i “Kirurgut të përgjithshëm “ i referohet personit të emëruar nga vetë presidenti që është autoriteti më i lartë i shëndetit publik brenda territorit federal.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat