Ministria e Shëndetësisë vlerësoi të martën personelin shëndetësor për punën që po bëjnë në përballjen me epideminë e koronavirusit. Për herë të parë ajo shpërndau për mediat edhe pamje nga brenda Spitalit Infektiv.

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, Ministrja Ogerta Manastirliu shprehu mirënjohje për mjekët, infermjerët dhe punonjësit e shëndetësisë, të cilët, prej datës 9 mars, po rrezikojnë veten duke u përpjekur të shpëtojnë jetët e të sëmurëve me Covid-19.

“Dita Botërore e Shëndetit i gjen infermierët, mjekët, punonjësit tanë të shëndetësisë në vijën e parë të fronit me këtë armik të rrezikshëm. Një armik që me sy nuk duket por që shumëkujt në mbarë botën po ua merr njerëzit e dashur mu përpara syve. Sot, mirënjohja e të gjithëve shkon për ata që mbi përparësen e bardhë veshin çdo ditë armaturën mbrojtëse ne betejën e rradhës në emër të jetës”

Vlerësimi i ministres u shpërnda me video nga zyra e shtypit, prej së cilës janw shkëputur fotot e pavionit të infektivit, atje ku gjatë muajit të fundit janë shtruar dhjetëra pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej 9 marsit mjediset e brendshme të Spitalit Infektiv nuk kanë qenë të lejuara për mediat.

Deri të martën, 7 prill, autoritetet shëndetësore kanë diagnostikuar 383 persona të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 131 janë shëruar dhe 22 kanë vdekur.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat