Vendet që kanë praktikuar ndërvite vaksinën e tuberkulozit janë 6 herë më pak të rrezikuara nga koronavirusi.

Ky është përfundimi që ka nxjerrë një studim.

Vaksina Bacillus Calmette-Guérin (BCG) u shpik një shekull më parë dhe i jep mundësi imunitet trupit të luftojë infeksionet bakteriale dhe tuberulozin.

Por kjo vaksinë ka edhe përfitime të tjera.

Studimet e mëparshme kanë zbuluar se njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë, që kushton më pak se 30 paund, kanë sistem më të përmirësuar të imunitetit dhe të jenë të mbrojtur nga infeksionet.

Për shembull studimet tregojnë se njerëzit të cilët kanë marrë vaksinën BCG që në fëmijëri, janë të mbrojtur nga infeksionet edhe 60 vjet pas vaksimimit.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat