Një e-mail privat i drejtuar mjekëve të një spitali në Riad, e botuar nga britanikja The Times, ka zbuluar se familja mbretërore saudite është tronditur nga përhapja e epidemisë së koronavirusit brenda saj.

Sipas burimeve, rreth 150 pjesëtarë të familjes janë tashmë të sëmurë me COVID-19, duke detyruar një spital elitar si ai King Faisal në kryeqytet që të përgatisë rreth 500 krevate për të pritur ato dhe të tjerë në javët në vijim, duke menduar se janë rreth 15 mijë personat që i përkasin familjes.

Mbreti saudit Salman dhe djali Mohammed Bin Salman, që po drejton vendin.

Mbreti saudit Salman dhe djali Mohammed Bin Salman, që po drejton vendin.

Ndërkohë, sipas New York Times, nga të konfirmuarit të sëmurë është guvernatori i Riadit, Faisal bin Badar al Saud, që sipas gazetës amerikane ndodhet në terapi intensive.

Mbreti 84-vjeçar Salman ndërkohë është transferuar në një pallat të izoluar në Jedda, kurse princi trashëgimtar Mohammed Bin Salman ndodhet në një vend të papërcaktuar në Detin e Kuq.Autoritetet mjekësore saudite mendojnë se vendi me 30 milionë banorë mund të përjetojë një valë infektimi që do të çojë të sëmurët deri në 200 mijë. Për këtë arsyeje, qytetet kryesore janë në karantinë të rreptë, ashtu si dhe qytetet e shenjta si Meka dhe Medina.

e.k. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All