Korça, qyteti që çdo vit do të mbushej me turistë e qytetarë nga e gjithë Shqipëria për të festuar Pashkën ortodokse, këtë vit ka qënë më e boshatisur se kurrë, nga situata e Covid-19.

Në videon e mëposhtme, kishat e këtij qyteti kanë qënë të mbyllura, ka munguar panairi i përvitshëm i festës  dhe rrugët janë të boshatisura.

Mesha e shenjtë në këtë qytet është zhvilluar në katedralen e Metropolitit të Korçës nga hirësia e tij imzot Johani.

Në kuadër të masave parandaluese për koronavirusin, ceremonia në katedrale është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Mirëpo, pavarësisht se të kufizuar fizikisht, COVID-19 nuk ka mundur dot të izolojë kreativitetin e besimtarëve ortodoksë korçarë, të cilët me qirinj në duar kanë ndjekur traditën duke marrë nga ballkonet e shtëpive të tyre ‘dritën e shpresës’.

Në një situatë tjetër kjo festë do të mblidhte në sheshin e qytetit me mijëra besimtarë, të cilët nën tingujt e këmbanave do të kalonin dora dorës dritën e shpresës.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All