Ndërsa shumë simptoma janë të ndryshme, alergjia mund të shkaktojë një kollë, e cila mund të alarmojë të sëmurët, por edhe ata përreth tyre.

Kjo ka bërë që shumë prej atyre që vuajnë nga alergjia të kontaktojnë mjekët për këshilla.

Kolegji Mbretëror i Mjekëve tha se të prekurit duhet të konsiderojnë nëse simptomat e tyre janë të njëjta si vitet e shkuara.

Por ata kanë shprehur shqetësimin se njerëzit mund të dalin nga shtëpia duke menduar se kanë alergji, kur mund të jenë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Simptomat kryesore të koronavirusit janë ethet ose një kollë e thatë e vazhdueshme, e cila ndonjëherë mund të çojë në probleme të frymëmarrjes në një fazë të mëvonshme të sëmundjes.

Dr. Jonathan Leach tha: “Për shumicën e njerëzve, alergjia shfaq të njëjtat simptoma si çdo vit”.

“Por ne po shohim se disa pacientë thonë se ‘më duket se është ndryshe nga ajo që kisha vitin e shkuar, a mund të jetë koronavirus’ dhe ky mund të jetë rasti”.

Më shumë se një e katërta e popullsisë britanike vuan nga alergjitë stinore çdo vit.

Alergji UK këshillon ata që vuajnë nga alergjia që të trajtojnë në mënyrë proaktive që të minimizohen simptomat përpara se të ndodhin- prandaj zvogëloni dëshirën për të prekur fytyrën apo për të teshtirë- duke minimizuar përhapjen e virusit.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat