Përmes njoftimeve në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi se ditën e shtunë mund të dilnin pensionistët dhe ditën e dielë mund ta shfrytëzonin për të dalë mamatë me fëmijët nën 10 vjeç.

Por këto “lirime” të kryeministrit Rama kanë sjellë edhe reagime në shumta kundër në mediat sociale, ndërsa disa prej tyre kanë debatuar me vetë me kryeministrin përmes profilit të tij në Facebook.

Një prej tyre është edhe këngëtari shkodran Luiz Ejlli, i cili i sugjeron Ramës nëpërmjet ironisë  që pas pensionistëve dhe nënave, radhën e daljes ta bëjë sipas rendit analfabetik.

Debati:

Luiz Ejlli: Dje nxore pensionistat, sot mamate. Te henen beje me alfabet: Le te dalin ata qe i fillon emri me A, te marten me B, etj. Kur te mberrish tek K, dil vete.

Edi Rama: Humor kaps quhet ky

Luiz Ejlli: Po une tu drejtova si Kryeminister me K, pastaj se te shkon mendja tjera kund…

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat