Sipas një studimi në Singapor pacientët me koronavirus nuk mund të infektojnë të tjerët pas 11 ditësh të sëmurë. Edhe nëse ata janë akoma pozitivë, pas 11 ditësh nuk e transmetojnë virusin tek të tjerët.

Shkencëtarët thonë se një person mund të transmetojë virusin rreth dy ditë përpara se t’i shfaqen simptomat. Më pas ata mbeten infektues për shtatë deri në dhjetë ditë pasi u shfaqen shenjat e sëmundjes, ku përfshihet temperaturë e lartë dhe kollë e vazhdueshme.

Më pas në ditën e 11-të, virusi nuk mund të trasnmetohet tek një person i dytë.

Sipas studimit aftësia e transmetimit të virusit është më e madhe në javën e parë, më pas bie ndjeshëm gjatë javës së dytë.

Ky studim do të ndihmojë shkencëtarët për të kuptuar se kur duhen dërguar në shtëpi pacientët me koronavirus.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All