Para disa kohësh, këngëtarja e njohur Adele publikoi një foto në Instragram, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte rënia drastike në peshë. Pas formave trupore të Adele, qëndron dieta e famshme “Sirt Food”.

“Sirt food” janë disa ushqime që janë të pasura me sirtuinë, një lloj proteine që mbron qelizat e trupit nga degradimi ose plakja. Këto ushqime luftojnë inflamacionin, forcojnë metabolizmin dhe djegien e yndyrnave, shkruan abcnews.al

Shumë fruta dhe perime, si qepët, majdanozi, çaji jeshil, turmeniku, arrat, luleshtrydhet dhe boronicat konsiderohen si ushqime të pasura. Çdo gjë që mund të përfshini në sallatë është një “sirt food”. Vera e kuqe dhe çokollata e zezë gjithashtu njihen si ushqimet më të mira të kësaj diete, pasi kanë përqëndrimin më të lartë të këtyre proteinave.

Një nga komponentët kryesorë të kësaj diete është lëngu i gjelbër. Ata që ndjekin këtë dietë duhet ta konsumojnë atë dy deri në tre herë në ditë. Ky lëng është i rëndësishëm për fazën e parë, e cila është krijuar për të nxitur humbjen e peshës.

Adele ka humbur peshë përmes kësaj diete, por kjo është vetëm gjysma e procesit. Ajo gjithashtu ka punuar fort në palestër për të arritur rezultatin e dëshiruar. Megjithëse kjo dietë duket premtuese, ekspertët paralajmërojnë se jo të gjithë do të arrijnë rezultate të ngjashme me këngëtaren.

Është padyshim një dietë e vështirë për tu mirëmbajtur kryesisht gjatë 3 javëve të para, por nëse një person është i përkushtuar, mund të arrijë rezultatin që dëshiron.

O.J/DTA

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All