Pasi kaloi një muaj në koma të induktuar, një foshnje 5 muajshe në Brazil arriti ta mposhtë koronavirusin e të shkojë në shtëpi në kohë për të festuar 6 mujorin e tij.

Disa muaj pasi erdhi në jetë, Dom Andrade u diagnostikua me Covid-19 në spitalin Pro-Cardiaco në Rio de Janeiro. Ai kaloi 54 ditë në spital – 32 prej tyre në një gjendje kome dhe i lidhur me një ventilator, i tha CNN babai i Domit, Wagner Andrade.”

Kishte disa vështirësi në frymëmarrje, kështu që mjekët menduan se mos bëhej fjalë për një infeksion bakterial,” tregon ai. “Por ilaçet nuk funksionuan dhe djali u përkeqësua. Paskësaj, unë dhe gruaja ime vendosëm ta çonim në një spital të dytë dhe ata e testuan. Ishte koronavirus”, rrëfen i ati.

Nuk dihet sesi i ekspozua vogëlushi ndaj sëmundjes, nga e cila nuk janë prekur prindërit e tij, por dyshohet se kjo mund të ketë ndodhur gjatë një vizite në shtëpinë një të njohuri. Wagner dhe e shoqja mendojnë se ka vetëm një fjalë për të paërshkruar shpëtimin e vogëlushit të tyre: “ Mrekulli”!

Brazili shënon deri tani gati 29.000 vdekje nga koronavirusi, ndërsa për nga numri I nfektimeve, rreth 500.000, ai vjen i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara. Amerika e Jugut është shndërruar së fundi në epiqendrën e re të virusit.

O.J/DITA

Flash Lajme

Më të lexuarat