Ditën e sotme, moderatorja e njohur Fjoralba Ponari ka qenë e ftuar në emisionin e mëngjesit  “Wake up” në Top Channel, ku ka folur edhe për tema të ndryshme rreth jetës së saj.

Sa i përket ngacmimeve nga meshkujt, por jo vetëm, moderatorja ka treguar një nga eksperiencat më të frikshme që ka përjetuar deri më tani, dhe bëhej fjalë për një një sulm me thikë në shkollën e lartë.

Teksa ka ndarë në  emision një eksperiencë të tillë Fjoralba shihet që ka shpërthyer në lot.

Kjo ngjarje ka ndodhur kur ajo ishte studente, e sigurisht që për të ka qenë një rast mjaft i vështirë për t’u përballuar.

“Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike. Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoncoja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”, ka thënë moderatorja.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All