Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë kanë marrë disa imazhe mikroskopike ku tregohen se si krijohen tentakula në qelizat njerëzore të infektuara nga koronavirusi, shkruan Daily Mail.

Sipas studiuesve, fotografitë tregojnë se në qelizat e infektuara rriten forma tentakulash, të njohura si filopodi, të cilat duket se janë të mbushura me grimca virale dhe sipas tyre këto tentakula prekin qelizat e shëndetshme dhe i infektojnë këta të fundit duke krijuar më shumë qeliza.

Deri më tani është thënë se tek njerëzit me sistem të imunitetit të shëndetshëm, trupi mund të luftojë pjesën më të madhe të virusit dhe të parandalojë që ai të përhapet por mbështetur në zbulimin e fundit tregohet se Covid-19 ka rezervuar një plan për të pushtuar të gjithë sistemin imunitar.

Studiuest thonë se  kjo gjetje është quajtur si një ‘hap i mrekullueshëm’ në luftën kundër koronavirusit dhe mund të hap derën për një mori opsionesh të reja trajtimi. Nevan Krogan, një profesor në farmakologjinë qelizore dhe molekulare në Universitetin e Kalifornisë dhe studiues kryesor është shprehur se kjo mënyrë është e pazakontë.

“Është shumë keq që virusi po përdor mekanizma të tjerë për të infektuar të gjitha qelizat para se t’i vrasë. Ai shprehet se mënyra sesi Covid-19 mund të rritë tentakulat aq shpejt është jashtëzakonisht e pazakontë”, tha ajo.

Krogan tha gjithashtu se mënyra se si këto tentakula përhapen drejt qelizave të shëndetshme në formën e degëve të një peme, është shumë e çuditshme.

Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij studimit të botuar në revistën Cell, besojnë se zbulimi mund të hap derën e trajtimeve të reja.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat