Këngëtarja nga Kosova, Adelina Thaçi është infektuar me koronavirus. Pavarësisht kujdesit maksimal që ka treguar, së fundmi ka përjetuar simptoma të virusit dhe pas testit është konfirmuar me virus.

Shqetësim për të është fakti që ka njerëz që nuk tregojnë se janë të infektuar dhe kështu kthehen në rrezik për të tjerët.

Pikërisht për këtë arsye ka vendosur të bëjë publik rastin e saj.

Postimi i plotë në Facebook: 

“Te dashur miq e familjare,
Pas kaq muajve te kujdesit ne maximum nga ky virus,pa dal asnjihere pa maska pa doreza,besa 3 muajt e pare as nga shtepija.
Ne mesin e kesaj popullate kemi kaq shume njerez te pa pergjegjshe qe i hasim e e mshefin pa asni fije turpi.
Une hasa ne keto simptoma

Para dy dite, pra;
Lodhje te madhe te trupit
Dhimbje te syve larte, poshte, anash, kokedhimbje dhe qafa.
Une skam humbje te shijes e as te nuhatjes, jo koll.
Temperature 37.5
Pra keto ishin simptomet e mija
Dhe e bona testin ku para pak qastesh me rezultoi pozitiv. Ju lutem mos fshehni qe jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtese, e ju njerez qe e fshihni duhet marre me ju ardh, e qe e di qe jeni te shumt!

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat