Një medikament i ri i zhvilluar nga një kompani farmaceutike ruse ka marrë aprovimin zyrtar dhe ka rritur shpresat për trajtimin e sëmundjes së kovidit të ri.

Në testet klinike ka rezultuar se ai lufton mbi 77 për qind të koronavirusit në pesë ditët e para.

Rusia ka dhënë aprovimin për një medikament të ri për trajtimin e pacientëve me Covid-19.

Kur ka arritur në 700 mijë numri i qytetarëve të infektuar rusë, medikamenti “Coronavir” tani konsiderohet nga të parët në vend por edhe në botë që mund të luftojë vetë virusin SARS-Cov-2, dhe jo vetëm komplikacionet që ai shkakton në shëndet sikurse ilaçet ekzistuese.

Nga testimet klinike që nisën në fundin e muajit maj, ka rezultuar se “Coronavir” përmirëson gjendjen e pacienteve në 55 për qind të rasteve brenda 7 ditëve të para, duke eliminuar madje mbi 77,5 për qind të virusit në vetëm 5 ditë.

Në shumicën e pacientëve në rrezik të mesëm shëndetësor, medikamenti ndaloi riprodhimin e koronavirusit.

“Coronavir” është ilaçi i tretë i regjistruar nga autoritetet ruse për trajtimin e kovidit-19.

Në fillimin e qershorit, “Avifavir” iu shpërnda spitaleve vendore dhe tashmë Ministria ruse e Shëndetësisë e ka miratuar për përdorim shtëpiak te pacientët e diagnostikuar në fazat e para.

“Ilaçi është shumë efikas dhe nga përvoja jonë, ka funksionuar edhe te pacientët në Kinë. Ai e eliminon shpejt virusin dhe ul temperaturën e trupit krahasuar me grupet që marrin trajtimin e zakonshëm”, njoftoi Ministria.

“Avifavir” pritet t’u prezantohet të premten vendeve të Amerikës Latine, ndërsa kërkesat nuk kanë munguar edhe nga vendet e Europës dhe Azisë Juglindore.

Në testet paraprake, medikamenti arriti të kurojë deri 90 për qind të rasteve me kovid.

Koronavirusi iu ka marrë jetën deri tani mbi 10 mijë personave, ndërsa në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në 12 milionë.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat