Disa raste nëpër botë kanë zbuluar se mund të infektohesh më shumë se një herë nga Covid ose sëmundja nuk largohet as pas më shumë se dy javësh .

Ekspertët e shëndetësisë mendojnë se ata që e kanë kaluar virusin do të kenë një lloj imuniteti, por nga ana tjetër shkencëtarët nuk janë të sigurt se sa kohë zgjat apo nëse vërtetë fitohet pas infektimit të parë.

Po lajmi i mirë është se shkencëtarët thonë se nuk ka raste të dokumentuara që një person, pasi rezulton për herë të dytë pozitiv infekton dikë tjetër.

Studimet me viruse të ngjashme tregojnë se një person mund të sëmuret përsëri 3 muaj deri në një vit pas infeksionit të parë. Por është ende herët të thuhet nëse kjo është e vërtetë edhe për koronavirusin.

Një studim i vogël amerikan, i publikuar javën e kaluar, arriti në përfundimin se antitrupat që luftojnë virusin mund të ekzistojnë vetëm disa muaj në persona që e kaluan lehtë sëmundjen, duke lënë të hapur mundësinë që ata të infektohen përsëri. Por antitrupat nuk janë e vetmja mbrojtje ndaj virusit, pasi ka edhe elementë të tjerë të sistemit imunitar që mund të ofrojnë mbrojtje.

Ka rëndësi të vërtetohet nëse një individ që e ka kaluar sëmundjen mund të infektohet përsëri. Pasi nëse ekziston ky rrezik, ai do të minonte idenë e “pasaportave të imunitetit” për të kthyer njerëzit në punë.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat