Një gjirafë e kopshtit zoologjik Australian, Beerwah, ka hyrë në rekordin botëror Guinness.

“Forest” është vetëm 12 vjeç, pra mund të rritet akoma dhe nuk dihet në cilën gjatësi mund të shkojë, thotë zonja Hansen, kujdestare në këtë kopsht.

Forest tani është emëruar zyrtarisht nga Guinness World Records si gjirafa më e gjatë në Botë me gjatësi 5.7 metra.

Ai mbërriti në kopshtin zoologjik Australian kur ishte vetëm dy vjeç dhe shumë më i vogël. Zonja Hansen ka punuar me të për nëntë vjet.

Forest është gjithashtu mjaft i popullarizuar në frontin e “zonjave”, ka “tre të dashura” dhe është babai i 10 të vegjëlve.

“Guinness Records World” tha në një deklaratë për shtyp se gjirafat zakonisht rriten nga 4.6 metra deri në 5.5 metra.

a.t. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat