Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku janë përfshirë disa personazhe të njohur shqiptar, të fushës së artit.

Fugoni me të cilën udhëtonin aktori Ermal Mamaqi, sopranoja Inva Mula dhe bashkëshorti i saj profesori Hetem Ramadani, shkrimtarja Mirela Sula etj, ka shpërthyer në flakë rrugës për në Tropojë, aty për ku dhe ishin nisur artistët.

Njoftimin për incidentin këtë mëngjes e ka njoftuar vetë shkrimtarja Mirela Sula përmes rrjeteve sociale nga ku ka postuar edhe videon e fugoni që përfshihet nga flakët.

Menjëherë ata kanë dalë nga makina të traumatizuar, ndërsa falënderojnë sopranon Inva Mula që i ka nxitur të dalin nga makina pak para se ajo të shpërthente në flakë.

Fatmirësisht asnjë nga personat që ndodheshin në mjet nuk është lënduar.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat