Ndërtesat e larta në Hong Kong kanë zbrazëtira mes tyre.

E një gjë e tillë që u ka rënë në sy njerëzve, ka pasur shumë pyetje se pse ekzistojnë ose për çka shërbejnë ato zbrazëtira.

E prapa kësaj fshihet një bestytni kineze.

Ato që quhen “Dyert e Dragoit”, sipas parimeve kineze të njohura si “Feng Shui”, shërbejnë që dragonjtë të fluturojnë nga malet në ujëra për çdo ditë.

Sipas kësaj logjike, besohet se nëse do tu bllokohej rruga dragonjve atëherë një veprim i tillë do të sjellë fatkeqësi dhe të zeza.

Ndërtesat të cilat nuk i kanë pasur të ndërtuara mirë “Dyert e Dragoit” janë fajësuar se kanë qenë shkaktarë që bizneset afër tyre kanë falimentuar.

Flash Lajme

Më të lexuarat