Sara Hoxha ka konfirmuar se ishte një ndër personat e infektuar me koronavirus. Ajo vërtetoi sërish se virusi nuk njeh se kush je apo sa të ardhura ke, ndaj trashëgimtarja e “Top Media” zbuloi sot në Instagram se çfarë ndodhi me të.

Rrëfimin personal e bëri pasi fansat e pyetën nëse është e sigurtë që të udhëtohet gjatë një pandemie, duke thënë:

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni.”

Pra Sara thotë se virusin (Covid-19) e ka marrë kur ka udhëtuar në Dhërmi, megjithatë tani mund ta ketë kaluar, pasi ditët e fundit ka postuar më shumë në rrjetet sociale nga vendet ku ndodhet, që do të thotë se tashmë e ka mbaruar izolimin e mundshëm dy-javor.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat