Një studim i ri që analizoi shpërthimin e koronavirusit në Brazil ka gjetur një lidhje midis përhapjes së virusit dhe etheve tropikale, që sugjeron që ekspozimi ndaj sëmundjes së transmetuar nga mushkonjat mund të sigurojë një farë niveli të imunitetit kundër COVID-19.

Studimi, ende i pabotuar, i udhëhequr nga Miguel Nicolelis, një profesor në Universitetin Duke, dhe i publikuar ekskluzivisht në “Reuters”, krahasoi shpërndarjen gjeografike të rasteve të koronavirusit me përhapjen e etheve tropikale në 2019 dhe 2020.

Vendet me norma më të ulëta të infeksionit të koronavirusit dhe rritje më të ngadaltë të rasteve ishin vendet që kishin pësuar shpërthime të forta të etheve tropikale këtë vit ose vitin e kaluar, zbuloi Nicolelis.

“Ky zbulim i mrekullueshëm ngre mundësinë intriguese të një ndër-reaktiviteti imunologjik midis serotipave Flavivirus të etheve tropikale dhe SARS-CoV-2. Nëse provohet e saktë, kjo hipotezë mund të nënkuptojë që infeksioni i etheve tropikale ose imunizimi me një vaksinë të efektshme dhe të sigurt të ndaj kësaj sëmundje, mund të prodhojë një nivel të mbrojtjes imunologjike kundër koronavirusit “, tha studimi.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All