Ka shumë mundësi që kafka e Shekspirit të mungojë nga varri i tij. Historia fillon me lejen që disa studiues anglezë arritën të marrin, për të skanuar tokën e varrit të shkrimtarit të madh me një radar që penetron dheun, në kishën e Trinisë së Shenjtë në Stratford mbi Avon.

Por siç raporton Reuters, terreni nën dyshemenë e kishës ku duhej të ndodhej koka e mjeshtrit të madh, nuk i përgjigjej shenjave normale të pranisë.

Ekipi i arkeologeve

Ekipi i arkeologëve

“Na rezultoi një intereferencë e çuditshme në pjesën e varrit ku duhej të ishte koka. Një histori e vjetër thotë se dikush e ka rrëmbyer kokën e Shekspirit”, thotë arkeologu Kevin Kolls nga universiteti Staffordshire.

Ai është i bindur se kafka e Shekspirit mungon nga varri.

Në odisenë e kërkimit për ta gjetur, ekipi i Kollsit nuk ka ngurruar të hetojë edhe gojëdhënat, dhe ka kërkuar edhe në kriptën e një kishe 24 km larg ku thuhej se fshihej koka e famshme, por analiza e kafkës tregoi një grua në të 70-tat.

Historia e kafkës së zhdukur të Shekspirit u shfaq në revistën Argosy më 1879, ku akuzoheshin gjuetarë të mistershëm trofesh, që nuk ndaleshin para asgjëje në një kohë kur vjedhja e varreve ishte e zakonshme.

n.s. / dita

Flash Lajme

Më të lexuarat