Prezantuesja e njohur italiane Alessia Marcuzzi është prekur nga COVID-19.

Mbrëmjen e djeshme, ajo ka munguar në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Shoë’, pasi rezultoi pozitive me Covid-19.

48-vjeçarja gjatë një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.

“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mire”, tha Alessia e cila tashmë ndodhet në izolim.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All