Ata janë banorët e vetëm të një fshati të vogël italian, por të dy pensionistët nuk kanë ndërmend të rrezikojnë kur bëhet fjalë për zbatimin e rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Giovanni Carilli dhe Giampiero Nobili mbajnë çdo ditë maskën e fytyrës kur takohen dhe theksojnë se gjithmonë qëndrojnë të paktën një metër larg njëri-tjetrit, pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë fqinj tjetër dhe shumë rrallë ka vizitorë në fshat.

Nortosce, në periferi të Peruxhias, ndodhet në luginën Nerina, në një lartësi prej 900 metrash mbi nivelin e detit, çka e bën tepër të vështirë për t’u arritur. Por pavarësisht kësaj, 82-vjeçari Carilli dhe 74-vjeçari Nobili, nuk ndihen të mbrojtur nga koronavirusi.

“Nëse sëmuren jam vetëm, kush do të kujdeset për mua”, thotë Carilli për CNN Travel.

“Jam i vjetër, por dua të vazhdoj të jetoj dhe të kujdesem për dhitë e mia, vreshtat, bletët dhe pemishtet”.

Momentalisht, në Itali kërkohet që të ruhet distanca fizike prej 1 metër mes njerëzve, ndërsa maskat janë të detyrueshme të mbahen në ambientet e brendshme dhe të jashtme, në të kundërt gjobitesh me 400 deri në 1000 euro.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat