Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka publikuar mesazhin e prof. Silva Bala nga spitali COVID2, e cila thekson se shëndeti është gjeja më e çmuar që ka secili prej nesh ndaj dhe në këtë kohë pandemie kujdesi për të duhet të jetë i shtuar.

Pr. Silva Bala i është drejtuar me një mesazh ndërgjegjësuar qytetarëve. Ajo bën thirrje që të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e vendosura për të parandaluar koronavirusin.

Mjekja gjithashtu shpjegon se kur një pacient me COVID-19 duhet t’i drejtohet spitalit.

“Ju lutem bashkëqytetarë të mit tregoni kujdes për shëndetin tuaj sepse shëndeti është gjëja më e çmuar që ka njeriu. Nëse ju drejtoheni tek mjeku i familjes, tek mjeku specialist dhe mjeku ju thotë se ju jeni për t’u trajtuar në spital mos e neglizhoni këtë rekomandim të mjekut.

Drejtohuni sa më parë qendrave spitalore në kohën që mjeku mendon se ju nuk mundet të vazhdoni më të mjekoheni në shtëpi. Në shtëpi mjekohet sëmundja e lehtë. Mjeku kur mendon që sëmundja është e patrajtueshme në shtëpi, është e domosdoshme që trajtimi të bëhet në qendra spitalore, në trajtim të kontrolluar me ekzaminime të vazhdueshme të gjendjes suaj.”- shprehet mjekja.

Bala ka bërë apel qytetarëve për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e COVID-19.

“Neglizhenca më e vogël ju kushton jetën! Ju lutem edhe njëherë: Sa herë që të dilni nga shtëpia, mos e harroni maskën. Bëjeni maskën sendin tuaj më të domosdoshëm. Maska është pjesë e trupit tuaj tashmë për t’ju mbrojtur nga ky virus i rrezikshmën”, thekson Bala në mesazhin e saj.

h.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All