Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka thyer rregullin e vendosur nga qeveria lidhur me mbajtjen e maskës në ambientet e hapura.

Ka qënë ai vetë që ka publikuar foto nga takimi me asamblenë e PS në njësitë Shishtavec, Topojan dhe Zapod por pa i zbatuar rregullat që vetë mazhoranca që ai përfaqëson ka vendosur.

As Gjici dhe as të tjerët nuk kanë mbajtur maskë mbrojtëse, përveç dy personave, duke anashkaluar urdhrin që ka hyrë në fuqi që prej 15 tetorit, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.

Do mbajë përgjegjësi vallë Safeti për këtë shkelje? Presim ta mësojë në fund të muajit nga fatura e dritave.

 

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat