Shkencëtarët britanikë thonë se do të kenë gati së shpejti testin që vetëm me anë të frymës dhe brenda një minute, mund të identifikojë njerëzit me Covid-19.

Testi i ri do të përdorë gjurmën e frymës për të bërë dallimin mes Covid-19 dhe sëmundjeve të tjera respiratore si astma apo gripi i zakonshëm.

Krijuesit thonë se identifikon përbërësit kimikë të njohur ndryshe si “bio-shënues” me të cilët është e pasur fryma e njerëzve me Covid-19, dhe jo ato të sëmundjeve të tjera respiratore.

I krijuar si pjesë e një projekti të quajtur TOXI-Triage, testi kërkon shumë më pak ndërhyrje sesa dy mënyrat e njohura për detektimin e Covid-19, si testi PCR i detektimit të antigjenëve dhe ai i marrjes së mostrave të lëngut trupor ose tamponi.

Ky i fundit ka shkaktuar shpesh dëmtime të mukozës së gojës e hundës së të testuarve, apo dhe lëndime më të rënda nëse nuk kryhet me kujdesin e duhur.

Kërkuesit thanë se metoda e tyre do të përmirësonte eksperiencën e testit të koronavirusit dhe do të luante një rol në rinisjen e ekonomisë.

“Të dyja testet aktuale për zbulimin e Covid-19 përdorin metoda invazive (ndërhyrëse) për marrjen e mostrave”, thotë Emma Brodrick e studiuesve Imspex Group në Cardiff të Britanisë.

Studiuesit shpresojnë që zhvillimi të marrë vlerësim për lejimin e diagnozës së shpejtë të Covid-19 para muajve të gripi sezonal.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat