Zakonisht, ka qenë data 6 dhjetor që ka shënuar vigjiljen e festave në kryeqytet, por ky vit është ndryshe.

Dritat janë ndezur që në nëntor.

Por panorama e mbrëmjes këtë fundjavë në shesh, nuk i ngjante aspak viteve të kaluara. As këngë, as valle nuk do ketë, as kori i madh festiv i fëmijëve nuk është aty.

Dritat e pemës këtë herë janë ndezur vetëm nga një grup i vogël fëmijësh, pa shumë njerëz rrotull për shkak të frikës nga koronavirusi.

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbajti një fjalim të shkurtër falenderimi.

Ky ka qenë një vit i pazakontë. Këtë fundvit duhet të merrnim një vendim, nëse do të vazhdonim zbukurimin e qytetit dhe vendosëm që “po” .

Ky vit prej tërmeteve, prej pandemisë ka qenë shumë i vështirë për shumë familje. Disa kanë humbur shtëpinë, disa kanë humbur të afërmit e tyre, disa të tjerë janë ende duke vuajtur pasojat e COVID-it.

Shumë aktivitete janë ndaluar, ashtu dhe tubimet. Kjo është arsyeja pse sot sheshin “Skëndërbej” në këtë ndezje të dritave të festave ua kemi lënë 10 vogëlushëve, aq sa është numri që lejohet.

Por nuk është ndaluar dashuria, nuk është ndaluar mirësia, nuk është ndaluar bamirësia, nuk është ndaluar solidariteti. Ndaj duhet të gjejmë kurajo për t’u ngritur bashkë përtej vështirësive. Gëzuar festat”, tha Veliaj.

h.b/dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All