Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça ka publikuar në llogarinë e tij në “Facebook” ku tregon se Ujëvara e Niagarës, mbrëmjen e 28 Nëntorit ka marrë ngjyrat e flamurit kombëtar shqiptar.

Muça shkruan në postimin e tij se simboli i vendit mori ngjyrat kuqezi në nderim dhe respekt të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë se edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.

“Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar  mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik! Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!”, shkruan ambasadori i Shqipërisë në Kanada, krahas fotove.

 

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All