Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosovë, në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ashtu siç raporton “Gazeta Express”, gjatë ditës së sotme në QKUK është ndalur energjia elektrike, duke ‘paralizuar’ edhe punën e bluzave të bardha.

Teksa në spital janë shkëputur papritur dritat, punonjësit shëndetësorë kanë qenë në sallën e operacionit dhe janë detyruar që të përfundojnë punë me dritat e telefonave.

Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj ka treguar për “Express” se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:30.

“Unë kam qenë sot në sallë të operimit. Rreth orës 09:30 është ndërprerë energjia elektrike. Ne nuk kemi pas ndonjë problem, e kemi pas nën kontroll gjendjen. Nuk është mirë të ndalet energjia, por ne e kemi kryer operacionin me sukses”, ka thënë ai.

Ndërsa nuk ka treguar detaje të tjera lidhur me operacionin dhe për sëmundjen nga e cila vuante pacienti.

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat