Pak ditë më parë, kryeqyteti i SHBA, Washington u përfshi nga trazira të shumta ku shumë protestues pro-Trump mësynë në Kongresin amerikan për të mos lejuar certifikimin e Joe Biden si Presidenti i radhës në Amerikë.

Simbol i asaj proteste të dhunshme u bë edhe një i ri i veshur në mënyrë të çuditshme, që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave amerikane.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një foto nga 21 janari i vitit 2011 nga protesta përpara kryeministrisë ku kërkohej largimi i Sali Berishës nga pushteti, ku kujtojmë që humbën jetën edhe 4 persona.

Në foto një protestues me kapele të ngjashme si protestuesi amerikan, i ka tërhequr vëmendjen gazetarit që shkruan “Djalli me brirë”.

Statusi i plotë:

Djalli gjen menyrat e veta, per te qene prezent ne ngjarjet e rendesishme

Te jete rastesi valle???!!!

Ne foton e pare: “Djalli me brire” ne Kapitol Hill, 6 janar 2021.. me moton “Bajden, dorezo mandatin e vjedhur”…

Ne foton e dyte: “Djalli me brire” perpara kryeministrise 21 janar 2011.. me moton “Sali, dorezo bllokun e vjedhjeve”…

j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All