Diabetes diabetic concept. Measuring glucose

nga Daniela Burnazi

Nëse vuani nga diabeti i tipit 2, rënia në peshë ju ndihmon në përmirësimin e sheqerit në gjak, ju ul presionin e lartë të gjakut dhe ju ndihmon në rregullimin e niveleve të kolesterolit.

Personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2 e dinë se rënia në peshë për ta është e vështirë.

Në këtë postim do t’ju rendisim 10 këshilla si të bini në peshë kur vuani nga diabeti:

  1. Mbani një dietë mesdhetare: që do të thotë të konsumoni perime, fruta dhe dritëhra të plota që përshpejtojnë metabolizmin dhe ju ndihmojnë të bini në peshë. Konsumoni perime, ushqime të pasura me omega 3 si salmon, bullgur, arra; yndyrna të shëndetshme si vaj ulliri, avokado etj.
  2. Shmangni karbohidratet e rafinuara: si bukë e bardhë, oriz, makarona, ëmbëlsira këto ndikojnë në rritjen e sheqerit në gjak.
  3. Bëni aktivitet fizik: kjo nuk do të thotë të bëni patjetër palestër, ecja, vrapi i lehtë, ulja-ngjitja e shkallëve, janë gjithashtu forma të aktivitetit fizik.
  4. Mbani një ditar për nurmin e kalorive: mundohuni që çdo ditë të ulni nga pak kalori që të bini në peshë.
  5. Hani gjithmonë mëngjes: ngrënia e mëngjesit të shëndetshëm ju jep energji për gjatë gjithë ditës, ju ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumoni mëngjes të pasur me proteina dhe yndyrna të shëndetshme.
  6. Kontrolloni shpesh peshën trupore: nëse shikoni se e keni tepruar një ditë më parë, ekuilibroni kaloritë në ditën tjetër për të rënë në peshë.
  7. Hani 2 mesvakte të vogla: përveç 3 vakteve kryesore, kështu nuk do të ndjeni uri gjatë ditës.
  8. Hani në porcione të vogla: përdorni pjata të vogla që të konsumoni më pak.
  9. Pini një gotë ujë me limon në mëngjes: ju pastron nga toksinat dhe ju ndihmon të bini në peshë.
  10. Pini një gotë ujë para çdo vakti: ju ndihmon të ngopeni më shpejt dhe të hani me pak.

Burimi: Health

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All