Shtëpia Dalston e projektuar në Londër, është një krijim mjaft interaktivë për vizitorët. Ata mund të ngjiten në muret e ndërtesës me tre kate, duke realizuar ëndrrën e tyre për të qenë qoftë dhe një ditë të vetme të jetës Spider-Man.

Leandro Erlich, autori i instalacionit, u përzgjodh mes shumë konkurentëve nga “Barbikan”, një qendër arti e nivelit ndërkombëtar që shkon përtej kufijve të të gjitha formave të artit.

Erlich e projektoi shtëpinë Dalston me të gjitha detajet e stilit viktorian, jo vetëm për tu kujtuar kalimtarëve se dikur kjo rrugë e Londrës ishte e pasur me ndërtesa të këtij lloj stili por dhe për tu krijuar atyre mundësinë të ngjiten në të, mjafton të shtrihen në tokë. Një pasqyrë gjigante reflektuese iu jep vizitorëve përshtypjen se vërtet po ngjiten apo qëndrojnë pezull në paretet dhe dritaret e ndërtesës.

Artisti argjentinas Leandro Erlich është i njohur për veprat e tij, një lloj loje me hapësirën, arkitekturën dhe perceptimin e spektatorit. Punim tjetër i njohur i argjentinasit është Swimming Pool, një pishinë iluzore që duket se është e mbushur me ujë, e instaluar si një ekspozitë e përhershme në Muzeun e Artit Bashkëkohor në Japoni. Përmes një dhome nënujore, vizitorët mund të shijojnë të qenit brenda pishinës të veshur e pa pasur nevojë të mbajnë frymën, një eksplorim i mënyrave se si të kuptojmë fenomenet, të hyjmë në marrëdhënie me hapësirën dhe kuptojmë realitetin.

dardania.com

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All