Pranvera nga shumica prej nesh pritet me padurim, por trupi jo gjithmonë reagon pozitivisht.
Lodhje, dhimbje koke, apati, gjendje dobësie, mungesë oreksi apo çdo gjë që fillon me rilindjen


e stinës. Të gjitha këto shenja i atribuohen asaj që në gjuhën e popullit quhet “periudha e
ndryshimit të gjakut.

Depresoni

Depresioni, paradepresioni dhe gjendjet e ankthit rëndohen shumë gjatë dimrit për dy arsye. Në
dimër shtohen orët noturne dhe ulen ato diurne.” Kjo ndodh pasi serotonina që është elementi që
përmirëson humorin e njeriut, mendohet që sintetizohet më mirë dhe është më me shumicë në
gjak. Kjo është arsyeja që një njeri me depresion, në dimër agravohet gjendja e tij. Kjo është ana
e mirë e ardhjes së pranverës e cila sjell një rritje të orëve të ditës dhe rritje të substancës që ngre
humorin tek individët. Kalimi i periudhës së dimrit për në pranverë sjell një periudhë tranzicioni
dhe ndryshimi në humorin e njeriut.

Alergjitë ndaj pluhurit

Ardhja e stinës së pranverës shënon edhe fillimin e sëmundjeve alergjike. Nuk janë të paktë ata
që rrinë me shami në dorë për të përballuar alergjitë e stinës. Fillon poleni i disa luleve, i cili sjell
lindjen e disa sëmundjeve alergjike, të cilat duhet të marrin mjekim si të gjitha sëmundjet e tjera.
Nuk janë të paktë njerëzit që preken nga alergjitë e ndryshme që në fillim të marsit. Njerëzit
alergjikë ndaj pluhurit dhe polenit të luleve, me ardhjen e pranverës e dinë që papandehur do t’i
lotojnë sytë, do t’i skuqen dhe do t’i kruhen qerpikët, tërë ditën do të teshtijnë.

Ndikimi tek lëkura

Lëkura e njeriut tregon gjendjen e shëndetit, ushqimin dhe stilin e jetës që bën gjithsecili. Grupi i
sëmundjeve të lëkurës është një tjetër shqetësim që vjen si pasojë e ndryshimit të stinëve.

e.t./dita

Flash Lajme

Më të lexuarat