Për herë të parë, një modele myslimane ka pozuar për revistën e famshme Sports Illustrated.

Kjo revistë karakterizohet nga foto të modeleve të veshura me rroba banje dhe preferohet më së shumti nga meshkujt.

Këtë radhë, revista solli amerikanen me origjinë nga Somalia, Halima Aden, të veshur me Hixhab e Burkini, veshje tradicionale të grave myslimane.

Në revistë, ajo shfaqet në plazh me një kostum të plotë banje, si ato të përdorur nga disa gra të këtij besimi.

Në 2016-tën bukuroshja mbushi faqet e para te gazetave kur u kthye ne te parën femër me hixhab qe merrte pjese ne konkursin e bukurisë Miss Minnesota USA pageant.

Më parë, 21 vjeçarja ka dalë edhe në kopertinën e British Vogue.

“Çdo gjë është e mundur,” shkroi ajo në instagram. “Fakti që jam sot tek Sports Illustrated, shkon përtej meje. Kjo gjë i përcjell një mesazh komunitetit tim dhe mbarë botës, së gratë e të gjitha origjinave, pamjes apo mënyrës sesi janë rritur mund të lartësohen për atë që janë,” vazhdon komenti i modeles.



j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat