Quhet “Casa Malca” dhe është një hotel luksoz në Gjirin e Meksikës, pranë qytetit të Tulumit.

Bëhet fjalë për një vilë të vjetër të Pablo Escobar, vrasësit të famshëm kolumbian, i ekzekutuar në vitin 1993.

Hoteli luksoz përbëhet nga njëzet e katër dhoma, pishina, restorant dhe plazhe, të gjitha të rrethuara me pemë palme.

Kostoja për një natë është rreth 500 dollarë.

Kjo ndërtesë kishte mbetur e papërdorur deri në vitin 2003, kur Lio Malca, një figurë e shquar në tregtinë e artit në New-York, vendosi të investonte në shtëpinë e Escobarit, duke e kthyer atë në një ndërtesë mjaft luksoze.


j.l./ dita

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All