Takimi i paralajmëruar për të shtunën në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të mbahet.

Planeve u dha fund Prokuroria e Posaçme me seli në Hagë me publikimin e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Policia e Kosovës ka publikuar sot statistikat e përgjithshme për aksidentet, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas policisë, në rrugët e Kosovës vetëm gjatë ditës së enjte kanë ndodhur 26 aksidente komunikacioni, 8 me të lënduar dhe 18 të tjera vetëm më dëme materiale, shkruan rtv21.tv.

Publikimi i aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi e ka dështuar takimin e planifikuar të mbahet në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor. Pas presidentit, i cili e njoftoi emisarin amerikan Richard Grenell se nuk do të jetë pjesë e takimit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe kryeministri Avdullah Hoti me arsyen se i duhet ta menaxhojë situatën në vend pas njoftimit se të akuzuarit e parë mund të jenë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Adem Zogjani, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është dërguar në Hagë, sipas familjarëve të tij.

I biri i Zogjanit, Liridoni, në një postim në Facebook, ka thënë se babai i tij ishte ftuar nga misioni i EULEX-it në mëngjesin e së enjtes dhe nga aty “është dërguar për në Hagë, pa e ditur dhe pa e kuptuar as ai dhe as familja”.