Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim, në një konferencë për media ka njoftuar se sa për qind e qytetarëve, kanë votuar në katër komunat veriore të Kosovës.

“Deri në orën 12:00 në bazë të të dhënave që kemi marrë nga vëzhguesit tanë nga terreni 21 për qind e qytetarëve të katër komunave veriore të Kosovës kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës dhe në këtë përqindje prin komuna e Leposaviqit me 24 përqind të pjesëmarrjes, pasuar nga komuna e Zveqanit me 21 përqind, nga komuna e Mitrovicës së Veriut me 20 përqind, si dhe komuna e Zubin Potokut që ka përqindjen më të ultë të pjesëmarrjes me vetëm 18 përqind”, tha Cakolli.

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Zjarrfikësit në vendin e ngjarjes

Një banesë ka marr flakë sot në lagjen “Mati 1” te banesat e tregtisë në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve nuk ka të lënduar, në banesë ka qenë një grua me fëmijët e saj.

Aktakuzë për një shtetas të Serbisë e një të Shqipërisë, që u zunë në Gjilan me 52.37 kg marihuanë

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave, njëri shtetas i Republikës së Shqipërisë, ndërsa tjetri shtetas i Republikës së Serbisë, të cilët gjenden nën masën e paraburgimit që nga data 26 janar 2019.