Për Serbinë është çështje kohe derisa Kosova dhe Shqipëria të bashkohen, pasi sipas ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiç nuk mund të ketë dy shtete shqiptare në Ballkan.

Deklaratat e kreut të diplomacisë serbe erdhën gjatë një interviste për televizionin rus “Russia Today”, ku foli edhe për samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlinit.