Një total prej 104 personash kanë humbur jetën në Udar Pradesh dhe Uttarakh, në Indinë veriore, pas konsumimit të alkoolit të falsifikuar, raportuan mediat lokale.

Më shumë se 50 vetë vdiqën në periferi të Saharanpur në Utah Pradesh dhe 18 të tjerë vdiqën në Kolegjin Mjekësor Meerut, sipas agjencisë së lajmeve IANS.

Emiliano Sala, sulmuesi i pafat i Argjentinës, i cili ra në Kanalin Anglez më 21 janar, gjatë kohës që po fluturonte nga Nantes në Cardiff, vdiq si pasojë e “plagëve në kokë dhe në gjoks” dhe pasi trupi i tij u tërhoq nga avioni më 4 shkurt, u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtërinjve.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani, është shprehur i bindur se Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se për këtë synim Kosova duhet t’i thellojë përpjekjet politike dhe diplomatike.

“Britania duhet duhet të forcojë “letalitetin” e saj dhe të jetë gati për të përdorur ‘fuqi të rëndë’ kundër Rusisë dhe Kinës”.

Kjo është deklarata më e fundit e ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Uilliamson që ka ndezur gjakrat me  Moskën dhe Pekinin, teksa Londra përgatitet të vendosë anijet luftarake më të mëdha në ujërat e kontestuara të Paqësorit.

Bisedimet midis republikanëve të Kongresit dhe demokratëve që kanë për qëllim shmangien e një mbylljeje të qeverisë amerikane kanë rënë poshtë pa marrëveshje. Negociatorët shpresonin për një marrëveshje të hënën për t’i dhënë Kongresit kohë për të kaluar legjislacionin deri të premten, kur marrëveshja e financimit federal të muajit të kaluar mbaron.

Rusia po planifikon të shkëputet për kohë të shkurtër nga interneti, në kuadër të planifikimeve për luftën kibernetike në të ardhmen.

Testimi do të thotë që kalimi i të dhënave në mes të qytetarëve dhe organizatave ruse mbetet brenda Rusisë dhe nuk qarkullon ndërkombëtarisht, shpjeguan autoritetet.

Protestuesit opozitarë në Haiti kanë djegur goma dhe kanë hedhur gurë, duke i bërë thirrje presidentit të këtij shteti, Jovenel Moise që të japë dorëheqje.

Të paktën katër persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në protestat që kanë hyrë në ditën e katërt në kryeqytetin, Port-au-Prince si dhe qytete tjera.