Mini-biblioteka do të ketë qasje 24 orë në 7 ditë të javës dhe do të jetë nën kujdesin e banorëve të lagjes. E njëjta do të ketë mbi 100 libra në dispozicion të banorëve të lagjes dhe të të gjithë të interesuarve për shkëmbim të librave apo huazim të librit përgjatë qëndrimit në lagje.

Në trevjetorin e vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari është marshuar në kërkim të drejtësisë për rastin e tij.

Me moton: “Një popull për drejtësi”, prej sheshit “Skënderbeu” qytetarë të shumtë, pjesëtarë të shoqërisë civile, aktivistë dhe përfaqësues politikë ‘u stacionuan’ para Prokurorisë së Shtetit për të kërkuar përgjegjësi për vdekjen e Astrit Deharit dhe një proces të ri hetimor.