Colors: Blue Color

Një diplomat i Koresë së Veriut, i cili ka shërbyer si ambasador në Itali, po fshihet. Kjo është bërë e ditur nga agjencia e spiunimit të Koresë së Jugut.

Ligjvënësi jugkorean, Kim Min-ki tha se një zyrtar nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës e ka ndarë informacionin me deputetët jugkoreanë gjatë një seance me dyer të mbyllura.

Eksportet gjermane të armëve kritikohen gjithnjë. Faktikisht, qeveria gjermane ka thënë se mban qëndrim të rezervuar. Por, lejimi i eksporteve të reja e vë këtë gjë në dyshim.

Qeveria gjermane i ka dhënë me sa duket dritën jeshile një eksporti të madh armatimesh në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, iu përgjigj një sulmi personal që i bëri senatori i zgjedhur i Partisë së tij Republikane, Mitt Romney.

Romney, i cili ka humbur garën për president të SHBA-së kundër Barack Obamës në vitin 2012, ka sugjeruar në një artikull për gazetën Washington Post se Trump nuk është i përshtatshëm për president.

Presidenti Donald Trump thotë se shpreson ta takojë udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un gjatë vitit 2019 edhe pse zoti Kim deklaroi për një audiencë kombëtare se vullneti i mirë i krijuar me Shtetet e Bashkuara në vitin që sapo u mbyll nuk mund të vazhdojë gjatë 2019-s.

Flash Lajme