Kryeministri grek Alexis Tsipras ka deklaruar do të mbahen zgjedhje të reja në Greqi pasi partia e tij SYRIZA u mposht në garën për Parlamentin Evropian, të dielën.

Tsipras tha që do të kërkojë nga presidenti grek që të shpërndajë parlamentin menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, që do mbahen në Greqi.

“Nuk ishte përfundimi që ne parashikuam. Rezultatet e zgjedhjeve i japin të drejtë opozitës që të vërë në pikëpyetje legjitimitetin e qeverisë”, tha Tsipras.

Deri më tani partia Demokracia e Re ka marrë 33.3% të votave në Greqi. SYRIZA është në vend të dytë më 23.9%.

Vendi pritet të hyjë në zgjedhje të reja kombëtare gjatë verës.

j.l./ dita

Flash Lajme