Vitin e kaluar, dy liderët botërorë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe ai i Francës Emanuel Macron, sëbashku me gratë e tyre, dolën në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë me lopta në dorë dhe mbollën një pemë.

Kjo ishte një dhuratë e Francës për Shtetet e Bashkuara, që simbolizonte forcën e lidhjes të këtyre dy aleatëve.

Me sa duket, pema, ashtu si lidhjet e dy liderve të këtyre superfuqive, ka pasë një fund të pafat. Pema, të cilën Presidenti francez Emmanuel Macron e solli në Amerikë si një dhuratë për Presidentin e SHBA-së Donald Trump është tharë.

Kujtojmë se ajo e Macron ka qenë vizita e parë shtetërore zyrtare në Shtëpinë e Bardhë për presidentin Trump.

Ndonëse tharja e kësaj peme nuk është pohuar zyrtarisht nga zyrtarët përkatës amerikanë, tharja e pemës simbolike duket se simbolizon edhe ‘tharjen’ e lidhjeve mes Francës dhe Shteteve të Bashkuara.  Dhe është një metaforë për marrëdhënien tashmë të prishur mes Trump dhe Macron, si u vu re edhe në përkujtimin e zbarkimit në Normandi javën e kaluar, bën me dije Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Flash Lajme